Jeta Osh Qef
Home

"Oferta e Ramës për bashkëpunim është kurth", ç'fshihet pas "dorës së zgjatur"?
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 07.12.2017, 14:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
nishani

Me sa duket, procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri ka shkaktuar problematikë politike he aktualisht s'ka ngelur i madh e i vogël pa diskutuar në lidhje me këtë temë në vendin tonë, Këtë herë radhën për të diskutuar e për të thënë fjalën e tij e kishte ish-Presidenti Bujar Nishani.

Ai shprehet se kërkesa e Ramës për të bashkëpunuar me opozitën është veçse një kurth dhe asnjë gjë më shumë. Më tej, Nishani, në një postim të bërë publik thotë se i ngelet opozitës të vendosë nëse do të bier në kurthin e Ramës apo jo,

Sipas ish-Kreut të Shtetit, Rama nuk ka asnjë tagër në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

Reagimi i ish-presidentit Nishani

Kurthi i Kryeministrit ndaj opozitës.

Rrugëtimi evropian e Shqipërisë është projekti i shekullit për shqiptarët. Megjithëse një Komb Evropian aq i vjetër sa vetë Evropa, shqiptarët janë luftuar, izoluar, u janë ngritur kurthe, janë përçarë, grabitur territore, lënë në varfëri, atrofizuar në raport me lirinë, civilizimin dhe kulturën perëndimore, historikisht.

Por, ky shekull ka nisur krejt ndryshe nga e shkuara për shqiptarët. Liria ekonomike është një mundësi për ta. Shqipëria është anëtare e NATO-s. Shqiptarët lëvizin të lirë pa viza në Evropë. Integrimi Evropian mbetet ëndrra ende e parealizuar e shqiptarëve, por e vetmja alternativë e tyre për të ardhmen.

Politikisht ky mund të jetë vetëm një proces, një angazhim, një kontribut gjithëpërfshirës. Në këtë kontekst çdo iniciativë për angazhim gjithpërfshirës ka sens mëse normal. Por thirrja formale e Kryeministrit të vendit ndaj opozitës për pakt për integrimin dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, më së pari ka nevojë për disa sqarime publike nga Kryeministri i vendit.

Së pari, pse u përjashtua dhe anatemua politikisht opozita nga takimi i fundit i Këshillit të Asociim Stabilizimit në Bruksel.

Së dyti, Kryeministri duhet të sqarojë për opinionin qëndrimin e tij politik më të fundit se Shqipëria mund të orientohet drejt Rusisë dhe Kinës nëse nuk hapen negociatat e BE me vendin. Kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për opozitën e cila ka lindur në këtë vend dhe ka egzistuar si orientuese e Shqipërisë drejt perëndimit. Pa e sqaruar këtë pozicionim të ri politik të qeverisë aktuale, opozitës shqiptare do ti vihet në dyshim përkatësia, gjithashtu.

Procesi i Prokurorit të Përgjithshëm kërkon veçse zbatimin korrekt të Kushtetutës.

Prokurorit të Përgjithshëm i ka mbaruar mandati. Më datën 8 dhjetor Prokurori aktual i Përgjithshëm nuk mund të hyjë më në zyrën e këtij institucioni. Ky moment kërkon zgjedhjen e një prokurori të ri. Ky proces duhet të shkojë vetëm sipas përcaktimeve kushtetuese dhe jo dëshirës politike të Kryeministrit të vendit.

Kushtetuta e Shqipërisë Neni 179/13 citon “Deri në zgjedhjet parlamentare, që do mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do bëhet me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit (94 vota). Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat e anëtarëve të Kuvendit (84 vota).” Kjo është Kushtetuta e Shqipërisë, e zeza mbi të bardhë, që nuk e lëviz as topi, as Kryeministri, as Parlamenti dhe asnjë përfaqësues ndërkombëtar. Eshtë e vërtetë që ka një artific (i njëanëshëm politikisht) në ligjin për prokurorinë. Por ka një hierarki juridike në çdo vend demokratik.

Kushtetuta prevalon mbi çdo ligj. Kushtetuta është ligji themeltar që qëndron i pari në hierarkinë e tërësisë së legjislacionit të një shteti ligjor.