Jeta Osh Qef

Shikoni si kërcen kjo 12-vjeçare, “mësuesi” i saj është Youtube
Publikuar më: Mon 12, 2016 17:00

Ata që e kanë provuar, e dinë se sa e vështirë është të mësosh diçka vetë, pa ndihmën e askujt. Adilyn Malcolm, një vajzë 12-vjeçare, është shembulli ideal se nëse dëshira juaj për dicka është e madhe, ju mund t’ia dilni mbanë edhe vetëm, pa dalë nga dhoma juaj.

Kjo vajzë u frymëzua nga kërcimi “dubstep” dhe filloi të shikonte video në Youtube, duke u përpjekur të memorizonte lëvizjet. Adilyn thotë se kjo mënyrë e të mësuarit është shumë e rehatshme: ju mund të ndaloni, të ripërsërisni dhe të bazoheni në çdo kërcim që doni, gjë që nuk do ishte e mundur në një klasë kërcimi. Ajo ka vetëm 8 muaj që praktikohet dhe shikoni sa e aftë është!

Shembulli i saj është mjaft frymëzues, pasi dëshmon se nëse admironi diçka, me punë mund të “bëni” magji.