Jeta Osh Qef
Home

Këta janë aktorët shqiptarë që do marrin pjesë në “Fast&Furious 8”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Sun Jul 24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një pjesë e madhe e njerëzve janë të fiksuar pas filmit “Fast&Furious”, i cili ka krijuar mjaft fansa nëpër botë. Të shumtë janë ata që u mërzitën pas vdekjes së Paul Walker, por edhe më të shumtë janë ata që presin serinë e ardhshme të këtij filmi.

Mirëpo, ajo që shumë njerëz nuk dinë është se pjesë në këtë episod do të jenë edhe dy aktorë shqiptarë. Bëhet fjalë për Erand Hoxhën dhe Marko Cakën, të cilët kanë arritur të fitojnë role në audicionin e shkurtit të “Fast & Furious 8”. Kjo është konfirmuar edhe nga regjisori Gary Gray si dhe në faqen zyrtare të filmit në IMDB.

Erand Hoxha do të luajë në rolin e një Garuesi për “Furious 8”, ka thënë Chris Gray për “Hollywood Reporter” kurse Marko Caka do të luajë në rolin e një operativi në operacione luftarake pasi është bërë pjesë e shumë serive dhe filmave të “Universal”-it.

Xhirimet e filmit kanë filluar në mesin e muajit maj, ndërsa lançimi i tij do të bëhet më 14 prill 2017.