Jeta Osh Qef

Rihanna i ofron mikrofonin një djali, por ja çfarë ndodh
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 21.03.2016, 14:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rihanna është mahnitur nga një surprizë e çastit, por shumë e bukur që i ka ndodhur gjatë përformancës së saj në një koncert në Cincinnati, Ohio.

Ajo nisi të këndojë një nga këngët e saj dhe gjatë këndimit i afron mikrofonin një fansi që kishte në reshtin e parë. Djali ishte i gatshëm dhe menjëherë ka vazhduar pjesën tjetër të këngës, duke bërë për vetë këngëtaren, por edhe publikun. Të gjithë kanë brohoritur dhe kaq ka mjaftuar që Terah Stewart të bëhej pjesë e të gjitha medieve.

Pas zërit të 28-vjeçarit, audienca ka shpërthyer në ovacione të larta, ndërsa Rihana ka thënë “Uau” me një fytyrë të habitur. Më pas ajo ka vazhduar këngën, ndërsa Stewart ka treguar në rrjetet sociale këtë moment të bukur duke kënduar me një ndër yjet më të mëdha të muzikës.