Jeta Osh Qef

Pamjet mahnitëse të Shqipërisë dhe përse Ministria e Turizmit duhet të turpërohet
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 22.11.2016, 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

A e dini se në Shqipëri ka aq shumë vende dhe peisazhe të bukura që ju nuk i keni parë kurrë? Po, po, kurrë më parë. Është mëkat që të tilla pamje duhet të na i tregojnë turistët e huaj. Një grup të rinjsh nga Çekia sjellin çdo verë në fshatin Curraj i Epërm qindra të rinj nga Europa për të shijuar aventurën, të takohen me njëri-tjetrin apo të udhëtojnë në malet tona. Madje gjithashtu edhe të ndihmojnë njerëzit e mirë të atyre anëve.

Djemtë çekë shprehen se ata e kanë për kënaqësi të na bëjnë të njohur ne shqiptarëve vendet mahnitëse që gjenden në territorin tonë, diçka që sigurisht nuk e kanë aspak për detyrim. Por përkundrejt këtij veprimi të këtyre të rinjve, duket se Ministria jonë e Turizmit fle gjumë, madje me duar në xhepa.

Ata kanë bërë shumë më tepër. Këtë vere ata kanë vendosur shenja gjurmimi në një gjatësi prej gati 150 Km rreth maleve përqark Curraj i Epërm, një zone kjo e izoluar plotësisht nga bota pasi nuk ka elektricitet, nuk ka rrugë makinash etj. E vetmja mënyrë për të arritur aty është të ecësh për gati 4-6 orë në këmbë përmes maleve. Pavarësisht këtyre vështirësive, ata kanë ngritur një kamp aty këtë verë për gati 7 javë dhe madje planifikojnë të rikthehen përsëri verën e ardhshme. Falë punës së tyre për vendosjen e shenjave të gjurmimit, tashmë është e lehtë për çdokënd për të shkuar aty. Mjafton një varkë apo gomone nga Komani dhe nëpërmjet shenjave gjurmuese të vendosura mund të vazhdohet me këmbë drejt zonave të njohura si Thethi, Valbona etj.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni disa nga fotot më të mrekullueshme të Alpeve Shqiptare që mund të keni parë më parë si dhe një video të realizuar me dron. Shikim të këndshëm./JOQ