Jeta Osh Qef

Pranë gjetjes së kurës kundër kancerit, “keytruda” tri herë më i mirë se kimioterapia
Nga: . | Publikuar më: 02.12.2016, 14:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
keytruda

Një ilaç i zbuluar së fundmi mendohet të jetë kura kundër kancerit. Lajmi i mirë vjen nga Sidnei, ku janë kryer disa teste klinike në një spital. Rezultatet janë të pabesueshme, ilaçi i quajtur “keytruda” është tre herë më efektiv se kimioterapia dhe nuk shkakton asnjë efekt anësor.

Ky ilaç, sipas mjekëve tek Spitali Westmead në Sidnei, shkriu qelizat kancerogjene dhe zvogëloi tumoret tek pacientët që ishin në fazat e fundit të sëmundjes,

Ilaçi i testuar tek pacientë në 16 shtete të ndryshme ndaloi përhapjen e kancerit tek thuajse gjysma e pacientëve pas një viti, duke u bërë tri herë më efektivë se kimioterapia.

“Tani kemi një ilaç që i ka shtuar shpresat për trajtimin e kancerit të mushkërisë në atë ardhmen”, tha profesoresha e onkologjisë, Rina Hui. Kjo e fundit shtoi se pacientët në fazën e katërt të kancerit që morën ilaçin “Keytruda” kishin 70% më shumë shanse për të mbijetuar 12 muajt e ardhshëm, pa pasur nevojë për kimioterapi.