Jeta Osh Qef

“Guri i Zotit” që sfidon gravitetin që prej 2 mijë vjetësh
Nga: I.Spahiu | Publikuar më: 04.12.2016, 11:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Me siguri keni dëgjuar për këtë gur gjigant, i cili ndodhet në Indi dhe peshon plot 250 ton.

“Topi i Krishna” ose “Vaanirai Kal” që do të thotë Guri i Zotit të Qiellit, qëndron në një pozitë 45 shkallë në Mahabalipuram për rreth 2,000 vjet.

Këtë foto të pabesueshme tregojnë së si ky gur e sfidon gravitetin, madje duket sikur në çdo moment ai do të rrokulliset poshtë.

Ka pasur përpjekje për ta rrokullisur gurin gjigant, por më kot. Sipas gjeologëve, është e pamundur që guri të ketë marrë këtë formë kaq jonormale nga natyra.

Megjithatë, sipas indianëve ka një histori që fshihet pas këtij guri. Ata thonë se Zoti Krishna shpesh vidhte gjalpë nga kavanozi i nënës së tij dhe ky gur i atribuohet masës së gjalpit që ai mori nga kavanozi.

Banorët shprehen se të gjitha përpjekjet për ta lëvizur gurin misterioz kanë dështuar, madje ata kanë provuar ta lëvizin me shtatë elefantë, por përpjekja ka dështuar.