Jeta Osh Qef

Pas ndryshimit drastik në pamje, modelja publikon fotot e lumtur me një mesazh
Nga: . | Publikuar më: 05.12.2016, 11:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Asaj i kanë rënë flokët, i janë zvogëluar kockat dhe nuk mundet të bëjë fëmijë. Megjithatë, 23-vjecarja Cheyann Clark thotë se kanceri nuk ia hoqi asaj dashurinë për jetën.

Para se të sëmurej, ajo ishte një peshëngritëse e pasionuar e cila merrte pjesë në konkurse të ndryshme ku shfaqte fizikun e saj me bikini. Tani, fotot e saj të mëposhtme dëshmojnë se si kjo sëmundje e ka dobësuar atë, ajo peshon vetëm 47 kilogramë.

Clark thotë se kanceri i kishte marrë asaj pothuajse gjithçka. “Jeta ime para se të diagnostikohesha me kancer ishte thuajse perfekte. Jetoja në Florida me burrin tim dhe punoja me të në industrinë e pasurive të patundshme. Ne shkonim në palestër çdo ditë dhe ishim shumë aktivë”, thotë ajo, por kur zbuloi sëmundjen e saj, vendosi të transferohej në Seattle në mënyrë që prindërit e saj të kujdeseshin për të.

Teksa fotot e mëposhtme tregojnë efektin drastik të kancerit në trupin e saj, Clark përshkruan se si sëmundja i ka ndryshuar jetën.

“Kanceri ka marrë shumë nga unë. Trupin për të cilin punoja aq shumë, aftësinë për të lindur një fëmijë, flokët e mia dhe shumë gjëra të tjera. Unë u operova dhe këto janë shenjat që ka lënë kanceri. Por më duhet të luftoj për të fituar peshë. Mjekët janë optimistë se do të mund të nxjerrin dhe pjesën tjetër të kancerit nga trupi im. Në të ardhmen dua që kur të mposht totalisht kancerin, të marr pjesë në konkurse dhe të krijoj një familje”, u shpreh 23-vjeçarja.

Ajo shprehet se në të ardhmen do të birësojë një fëmijë meqë nuk mund të lindë.

Clark tha se pozitiviteti dhe besimi në Zot janë dy gjëra që e kanë ndihmuar shumë në këtë betejë të vështirë.

“Këshilla më e mirë për ata që po luftojnë me kancerin është që të mos dorëzohen kurrë pavarësisht kohëve të vështira. Kurrë mos ndaloni së shijuari dhe jetuari jetën tuaj. Ajo çfarë më ndihmoi ta kaloja të gjithë këtë është besimi në Zot dhe duke e ditur që e nesërmja do të jetë më e mirë”, përmbyll ajo për DailyMail.