Jeta Osh Qef

Jepet alarmi: Mos hani më patatina, mbartin një rrezik të madh
Nga: . | Publikuar më: 09.12.2016, 11:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
potato-chips-primary

Një studim 3 vjeçar i bërë nga Bashkimi Evropian tregon rreziqet që mbartin disa ushqime për shkak të elementeve toksike që përmbajnë.

Në ushqimet e zakonshme që konsumojmë, ekzistojnë rreth 800 elemente të tilla, 52 prej të cilave me cilësi kancerogjene të mundshme. I tillë është akrilamidi, i cili ka efekt kancerogjen dhe neurodegradues.

Studimet laboratorike të zhvilluara me kafshë të ndryshme, kanë dalë në përfundimin se akrilamidet lidhen me zhvillimin e tumoreve të ndryshme pas ekspozimit të tyre në doza të përqendruara.

Sipas studimeve, këto substanca lidhen me kancerin e gjirit me receptor pozitiv ndaj estrogjenit, me kancerin e mitrës pas menopauzës dhe atë të vezoreve.

Patatinat janë disa nga ushqimet e pasura me akrilamide, por jo vetëm. Të shumta janë edhe ushqimet e tjera që i konsumojmë përditë, por që janë të rrezikshme për shkak të përmbajtjes së akrimalideve.

Përveç patatinave, ju duhet të bëni kujdes kur konsumoni edhe ushqime tjera, si:

-Biskotat e gatshme

-Drithërat e mëngjesit, sidomos të tipit “corn flakes” dhe “all-bran”

-Gështenjat e pjekura

-Kafja & kakao, në sasi pak më të vogël përmbajnë akrilamide, pasi kokrrat e kafes dhe kakaos piqen përpara se të bluhen

-Bukët e thekura, e pjekura të tipit “bake rolls”, krakera, friganja. Buka e thekrës me krunde duket të formojë me pak akrilamide gjate thekjes, krahasuar me bukën e bardhë të zakonshme

-Bajamet & kikirikët e pjekur, gjalpi që përftohet nga kikirikë të pjekur.