Jeta Osh Qef

Shkencëtarët zbulojnë të vërtetën: Përse nuk ka kocka penisi
Nga: . | Publikuar më: 15.12.2016, 11:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
pelvis

Shkencëtarët kanë zbuluar arsyen se përse njerëzit nuk kanë kocka në penis, ndryshe nga shimpazetë, arinjtë dhe gjitarët e tjerë.

Kocka e penisit së pari evoluoi tek gjitarët rreth 95 milionë vjet më parë, sipas një studimi në Universitetin e Londrës.

Liderja e këtij studimi, Matilda Brindle tha për “The independent” se një nga arsyet kryesore përse meshkujt nuk kanë kocka në penisin e tyre është se njerëzit nuk bëjnë seks për një periudhë të gjatë, prandaj nuk ju duhet një i tillë.

“Njerëzit janë mjaft të çuditshëm, pasi ne jemi një nga speciet më të rralla që çiftohen dhe që nuk kanë kocka në penisin e tyre. Speciet që procesi i çiftimit u zgjat për tre minuta ose më shumë kanë tendencë të kenë një kockë më të gjatë në penisin e tyre, tha Brindle duke shtuar se kockat më të gjata në penis janë vënë re tek speciet që çiftëzohen në mënyrë poligame, që njerëzit përgjithësisht nuk e kanë.

“Çiftëzimet poligame ndodhen kur disa meshkuj dhe disa femra çiftohen me njëri-tjetrin, si me shimpazetë. Teksa kjo mënyrë çiftimi nuk funksionon tek njerëzit, atëherë nuk është e nevojshme pasja e kockës së penisit. Një tjetër arsye është se sistemi i çiftimit tek njeriu zhvillohet gjatë gjithë vitit dhe është më pak konkurrues se sistemi i çiftimit tek shimpazetë. Shimpazetë që bëjnë seks për vetëm 7 sekonda, kanë një baculum (kockë penisi) të vogël. Gjithsesi, testikujt e njerëzve janë më të vegjël, gjë që tregon se ne nuk kemi një çiftëzim që ndodh me disa femra njëkohësisht, ndryshe nga shimpazetë, të cilat kanë testikuj shumë më të mëdhenj se njerëzit duke prodhuar kështu një sasi të madhe sperme që bën të mundur çiftëzimin me shumë femra njëkohësisht”, përmbyll liderja e studimit.