Jeta Osh Qef

Qyteti fantazmë që nuk ka këmbë njeriu, dikur konsiderohej një ëndërr
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 15.12.2016, 19:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Dikur konsiderohej qyteti si "një ëndërr" e sot nuk ka ngelur në të asnjë këmbë njeriu. Kennecott në Alaskë u themelua në vitin 1910 dhe për pak kohë u kthye në qytetin më të madh në Alaskë, madje shumë e kanë quajtur qyteti i minatorëve.

Mirëpo kriza e viteve 30' e goditi keq këtë qytet dhe kjo solli pasoja drastike. Në vitin 1938 në këtë qytet u ndërpre linja hekurudhore dhe pak nga pak njerëzit filluan ta braktisnin.

Sot në këtë vend nuk sheh këmbë njeriu, megjithëse çdo gjë ka ngelur e paprekur, ashtu siç ishte dikur.