Jeta Osh Qef

Njihuni me "marijuanën sintetike", droga që po i kthen njerëzit në zombie
Nga: . | Publikuar më: 16.12.2016, 18:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
“Marijuana sintetike” është një lloj droge që po alarmon amerikanët, pasi së fundmi është përhapur në masë dhe ka efekte mjaft të frikshme.

Kjo drogë jep efekte të njëjta me marijuanën, por është 85 herë më e fortë se ajo. Kështu, personat që pinë këtë lloj droge, fillojnë të sillen në mënyrë të çuditshme dhe të dhunshme.

Papritmas, ata marrin shumë fuqi, madje duhen disa oficerë policie për t’i vënë në pranga.

Kanabinoidi artificial dhe psikoaktiv shitet nën dorë në dyqanet e legalizuara për tregtimin e marijuanës, si dhe shkakton te përdoruesit sjellje të çorientuara dhe pasthirrma, duke marrë kështu nofkën “zombi”.