Jeta Osh Qef

Çfarë domethënie kanë "katër gjeneratat" 1G, 2G, 3G dhe 4G?
Nga: . | Publikuar më: 25.12.2016, 18:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
net

Të gjithë ne e kemi dëgjuar termin “3G” apo “4G”, por a e dini kuptimin e tyre? Në fakt, është përdorur edhe termi “1G” dhe “2G”.

1G u prezantua fillimisht në 1991 dhe është gjenerata e parë e rrjeteve të telefonatave. Falë gjeneratës 1G telefonat mund të bënin vetëm telefonatë. Pas kësaj, u shpik ajo që u quajt 2G, e cila futi për herë të parë SMS dhe MMS.

3G solli një farë shpejtësie, prej 2mbit/s, e kështu ndihmoi në nxitjen dhe zhvillimin e “Telefonave të mençur”, ndërsa 4G u bë e disponueshme në vitin 2010, me një shpejtësi shumë më të lartë se ajo 3G, por nuk është në çdo vend e disponueshme për t’u përdorur.

E përmbledhur do të thotë “katër­gjeneratat” dhe sipas Komisionit Evropian, gjenerata më e fundit, ajo e 4G, ofron tepër lehtësi dhe shpejtësi në përdorimin e internetit, ose ndryshe një film prej një ore mund të shkarkohet në vetëm 6 minuta.

Në vitet e ardhshme, shkruan tesheshi, pritet që të prezantohet edhe gjenerata më e fundit ajo e 5G, mes viteve 2020 dhe 2030, e cila ndryshe do të thotë, një film i cili zgjat një orë, mund të shkarkohet në vetëm 6 sekonda kohë.