Jeta Osh Qef

Publikohet lista me 10 trajnerët më të mirë të vitit, befason vendi i parë
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 27.12.2016, 14:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
lista111Vendi e parë e kryeson Diego Simeone, një trajner që nuk numëron shumë trofe, por që është mjaft i pëlqyer dhe ka arritur sukses në vitet e fundit. Ai është shpallur si trajneri më mirë për vitin 2016 sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit , e cila ka publikuar si çdo fundvit klasifikimin e trajnerëve më të mirë në botë për klube.

Trajneri i Atleticos ka grumbulluar 113 pikë, duke lënë pas trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane që ka marrë 108 pikë, me një diferencë prej 5 pikësh. Vendin e tretë e mban trajneri i kampionit anglez të Leicester Cityt, Claudio Ranieri që ka marrë 86 pikë.

Diego Simone është vlerësuar për ecurinë e tij me një ekip pa shumë yje, gjë që ka influencuar në votimin e përfaqësuesve të 56 vende të ndryshme.

Lista e plotë:

1 – Diego Simeone (Atletico Madrid): 113 pikë

2 – Zinedine Zidane (Real Madrid): 108 pikë

3 – Claudio Ranieri (Leicester City): 86 pikë

4 – Pep Guardiola (Bayern Munich/FC Manchester City): 62 pikë

5 – Unai Emery (Sevilla/Paris SG): 38 pikë

6 – Luis Enrique (Barcelona): 24 pikë

7 – Jurgen Klopp (Liverpool): 16 pikë

8 – Mauricio Pochettino (Tottenham Hotspur): 15 pikë

9 – Massimiliano Allegri (Juventus): 6 pikë

10 – Pitso Mosimane (Mamelodi Sundoëns): 5 pikë