Jeta Osh Qef

Zgjedhja e çuditshme e futbollistit shqiptar, lë futbollin për tu marrë me kuajt
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 30.12.2016, 20:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

mziu1Ish-sulmuesi i kombëtares së Kosovës, i cili në vitin 2010 fitoi titullin kampion me klubin e Trepças së Mitrovicës, ka lënë futbollin për tu marrë me diçka tjetër.

Po flasim për Afrim Mziu, i cili ndoshta asnjëherë nuk e kishte menduar se një ditë do t’i përkushtohej punës me kuaj.

Mziu ka luajtur për provë tek St.Pauli në Gjermani dhe pas një periudhe vazhdoi rrugën për në Suedi, ku i futet edhe një profesionit tjetër.

Hapi një firmë të kuajve me bashkëshorten suedeze. Disa kuaj i kanë sportivë e disa tjerë që shërbejnë më shumë për relaksim me fëmijë dhe qytetarët e këtij vendi.

“Gjithmonë i kam dashur kuajt. Edhe kur isha i vogël shumë më pëlqenin dhe më kujtohet kur dilnin me qerre me kuaj në treg”, tha Mziu për “Bota sot”.