Jeta Osh Qef

E pabesueshme/ Ndeshja u ndërpre nga mjegulla, portieri anglez “luajti” 20 minuta me veten
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 30.12.2016, 22:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Do të mbahet mend shumë gjatë loja e 25 Dhjetorit e luajtur në Angli për shkak të ndeshjes Chelsea-Charlton. Kjo ndeshje u ndërpre në minutën e 70 për shkak të mjegullës së madhe që mbuloi stadiumin.

Mirëpo për 20 minuta portieri ka luajtur me veten në portë sepse nuk e kishte kuptuar që ndeshja është anuluar për shkak të motit.

Në atë kohë ishim në krye të klasifikimit dhe në ato momente isha i bindur se shokët e mi të skuadrës e kishin vënë para ekipin e Chelsea.

Kjo, sepse minutat kalonin dhe asnjë prej kundërshtarëve nuk i afrohej portës sime. Gjatë gjithë kohës bëja hapa para dhe pas brenda zonës sime, por nuk shihja asgjë përtej mjegullës.

Natyrisht që e kuptoja se askush nuk kishte shënuar, sepse do kisha vënë re dikë që do të afrohej në mesfushë. Më pas erdhi një polic dhe më qartësoi idetë”, do të shkruante disa vite më vonë në autobiografinë e tij, portieri i Charlton, Sam Bartram.