Jeta Osh Qef
Home

Miliona njerëz mërziten me "WhatsApp", ja telefonat që nuk do ta kenë më
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 02.01.2017, 15:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

whatsAplikacioni i WhatsApp nuk do të funksionojë më në disa celularë dhe kjo ka irrituar shumë përdorues.

Aplikacioni për mesazhe, që ka më shumë se një miliard përdorues në mbarë botën, njoftoi më herët këtë muaj se më nuk do të mbështesë një rang të gjerë të celularëve dhe platformave të vjetra.

Ndryshimet pritet që t’i prekin miliona përdorues, celularët e të cilëve përfshin iPhone 3GS dhe Windows Phone 7.

Nuk dihet saktësisht muaji, por deri në fund të këtij WhatsApp nuk do të funksionojë më në:

–         Android 2.1 dhe 2.2

–         Windows Phone 7

–         iPhone 3GS/iOS6

Në qershor të këtij viti, WhatsApp do të pushojë së funksionuari në:

–         BlackBerry

–         Nokia S40

–         Nokia Symbian S60