Jeta Osh Qef
Home

Si mund të protestohet kundër korrupsionit në Rumani? Ngri pankartën: Nuk jemi Shqipëria
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 13/08/2018 17:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bota po bëhet gjithnjë edhe më e korruptuar, një ves që lindi me njeriun e që strehën e ka në korridoret e politikës.

Prej më shumë se 4 ditësh në Rumani po protestohet pikërisht kundër korrupsionit, protesta masive kanë pushtuar Bukureshtin, ku populli kërkon dorëheqjen e qeverisë pasi shkarkoi prokuroren, e cila udhëhiqte hetimin ndaj politikanëve të dyshuar për korrupsion.

Duke parë zhvillimin e Rumanisë dhe atë të Shqipërisë, nuk është larg mendjes që edhe në vendin tonë korrupsioni është në të tilla nivele, për të mos thënë edhe më i lartë.

Madje në vendin tonë as gjyqtarët nuk janë “të pastër” e kjo ka bërë që dy prej gjykatave ndër më kyçet, Kushtetuesja dhe e Larta, të shkrihen nga procesi i Vettingut, sepse gjyqtarët e tyre nuk dinë të justifikojnë se ku i kanë marrë pasuritë që posedojnë.

E për të shkuar më tej, shpesh janë hedhur edhe akuza për vetë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili po kalon në sitë gjyqtarët e prokurorët.

Kur vetë njerëzit që supozohet të vendosin drejtësi nuk janë të pastër dhe të drejtë, si mund të flitet për procese gjykimi ndaj të tjerëve?! A mund të hetojë mbi korrupsionin një prokuror/gjyqtar i korruptuar?! Në Shqipëri edhe mundet…

indeksin e vendeve më të korruptuara të vitit 2016-të, e kryer nga Transparency International, Shqipëria bënte pjesë tek vendet me korrupsion të lartë. Vendi më pak i besuar, Somalia, ku korrupsioni është më i larti ka 10 pikë tek besimi në organet e drejtësië, ndërsa Shqipëria ka 29 pikë më tepër, ne vendi më i zhvilluar sipas retorikës së politikanëve….

E megjithëse që atëherë ndoshta korrupsioni vetëm ka përparuar, shqiptarët zgjedhin të nënshtrohen dhe të duartrokasin nga kafenetë popujt e tjerë që ngrihen në protesta.

Në një foto nga protestat në Rumani para dy vitesh (sepse atje protestohet kur do populli), një vajzë mbante një pankartë me mbishkrimin “Drejtësi, jo korrupsion”, por ndoshta kjo pankartë do dukej akoma edhe më interesante nëse në të do shkruhej “Nuk jemi në Shqipëri”, gjithnjë në kontekstin e korrupsionit dhe vdekjes së drejtësisë./JOQ.al

 Fotoja origjinale.
 Foto-montazh.