Jeta Osh Qef
Home

Merr 30 mijë lekë gjobë, djali “hakmerret” ndaj shtetit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02/09/2018 12:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia rrugore e lëshon dorën për qytetarët e thjeshtë kur kryejnë ndonjë shkelje edhe nëse këta të fundit kanë të kenë të drejtë, nëse në xham nuk shohin ndonjë tabelë apo “badge” identifikues që janë punonjës me një post të rëndësishëm, “qerasen” me gjobë”.

Kjo është pikërisht ajo që shkakton revoltë tek qytetarët, të cilët nuk kanë ku të ankohen dhe mënyra e vetme është të shkojnë të paguajnë gjobën.

Pikërisht kjo pjesë ka shkaktuar revoltim tek një qytetar i cili ka bërë “kryengritje” ndaj gjobës që ka marrë dhe ka vendosur “të hakmerret” në një mënyrë të pazakontë.

Djali i ri ka vendosur të paguajë gjobën prej 30 mijë lekësh të vjetra me 5 lekësha të rinj.

Ai ka mbledhur një grumbull prej tyre dhe shprehet se kështu tregon revoltën ndaj shtetit.

Ai shkruan për JOQ:

Kur e ke kaq shume inat shtetin… 30 mije lek gjobe do e paguaj me 5 lekeshe. Per inat me shume se me vunë gjobe.”/ JOQ.al