Jeta Osh Qef
Home

“Grushte e shkelma pa mëshirë”, 20-vjeçarja rrëfen si nisi dhuna nga burri: Dikur ishim të dashuruar…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/09/2018 22:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 20-vjeçare e strehuar pranë qendrës së shtëpive të sigurta në Kosovë ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar nga ish-bashkëshorti.

Shumë e re dhe nënë e një fëmije një vjeçar, ajo nuk arrin dot të marrë veten nga tronditja psikologjike që ka përjetuar për një kohë të gjatë.

Siç shkruan REL, fillimisht e reja u dashurua dhe u martua me marrëveshjen se do të vazhdontë shkollën, pa e ditur se çfarë e priste më vonë.

Ajo ka treguar:

Ne jemi dashur me njëri-tjetrin. Në atë kohë marrëdhëniet kanë qenë ndryshe, ishim të lumtur. Vendosëm që të martohemi, por me marrëveshjen që do ta vazhdoj shkollimin, pasi unë e kam dashtë shumë shkollën, kam qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Pas martesës ndryshoi gjithçka. Më ka rrahur me shuplaka, grushte, shqelma, dhe nuk i ka interesuar më pas gjendja ime, nëse jam alivanosur apo çfarë ka ndodhur me mua.Sa herë kam shkuar në Polici, atje më kanë bindur të kthehem tek ai dhe më kanë thënë se këto gjëra nuk do të ndodhin më”.

Por tragjedia nuk mbaron këtu për nënën e re pasi familja e saj pranoi që ta kthenin mbrapa në shtëpi, mirëpo pa fëmijën e vogël.

E reja nuk deshi ta linte dhe tani jeton në një nga këto 10 shtëpi në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar janë shënuar 1269 raste të dhunës në familje, viktima të të cilave kanë qenë kryesisht gratë.