Jeta Osh Qef
Home

Ronaldo bën veprime të çuditshme në stërvitjen e Juventusit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/09/2018 22:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kristiano Ronaldo nuk e ka nisur aspak mirë aventurën në Itali me Juventusin teksa në 3 javët e para, ende nuk ka gjetur dot rrugën e golit.

Megjithatë, ai nuk mërzitet, por duket se po e shijon në maksimum praninë e tij në Torino.

Në stërvitjen e sotme, portugezi  ka marrë vëmendjen e të gjitha rrjeteve online, pasi është filmuar duke tallur prezantuesit e "Juventus TV".

Sulmuesi ishte në mes të një seance stërvitore kur ai vuri në dukje gazetarin që fliste në kamera.

Ai u ngjit pas tij, nxori fytyrën dhe imitoi, me prezantuesin që nuk ishte në dijeni. Shokët e skuadrës e kanë shijuar në maksimum komedinë e portugezit.