Jeta Osh Qef
Home

“Meshkujt në Europë dhe SHBA do të ngelin sterilë pas 40 vitesh”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/09/2018 23:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jeta stresuese, cigarja, ushqimet dhe shumë faktorë të tjerë po ndikojnë edhe në numrin e spermatozoidëve tek meshkujt.

Sipas një hulumtimi të bërë së fundmi, numri i spermatozoideve te meshkujt e Amerikës Veriore, Evropës, Australisë dhe Zelandës së re është zvogëluar deri në 60% mes viteve 1973 dhe 2011.

Por shkencëtarët nuk kanë gjetur ndonjë zvogëlim të numrit të spermatozoideve te meshkujt që vijnë nga Azia, Afrika apo Amerika Jugore.

Nuk dihet se nga vjen ky ndryshim por shumica e ekspertëve pajtohen kur bie fjala tek zvogëlimi i këtij numri, pasi pajisjet e studimit janë të një cilësie të lartë dhe konstatimet nga burime të besueshme.

Kjo do të thotë se meshkujt do të kenë pak ose aspak kapacitet riprodhues pas vitit 2060.

Por, çfarë mund të bëhet?

Duhet të kryhen më shumë hulumtime për të parë nëse ky reduktim në numrin e spermatozoideve po ndodh vërtet.

Megjithatë, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të mos ekspozoheni në kimikale toksike, të mos pini cigare, të bëni një stil të shëndetshëm të jetesës, etj.