Jeta Osh Qef
Home

Lufta Berisha-Lu-Rama, kush ia futi kujt mbrëmë?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2018 7:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me emisione politike, ku në tre ekranet kryesore të shqiptarëve, Top Chanel, Tv Klan dhe News 24, kanë qenë të ftuar përkatësisht ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu (Top Story), ish-Kryeministri Sali Berisha (Opinion) dhe Kryeministri Edi Rama (Studio e Hapur).

Veç pyetjeve me spec dhe ecurisë së intervistës, gazetarët kanë luftuar në prime time për të thithur audiencën më të lartë.

Por kush "ia futi" kujt mbrëmjen e djeshme? Këtë e tregojnë shifrat zyrtare.

Siç vihet re nga tabela më poshtë, Berisha ka lënë pas Ramën, ndonëse është kryeministri aktual dhe ka plot çështje për të komentuar, apo Donald Lu, ambasadori në ikje i SHBA-ve në Tiranë, i cili foli për çështje të nxehta jo vetëm të politikës, por edhe kronikës.

Edhe në krahasimet e bëra në numrin e ndjekësve live në Facebook, Berisha ka kryesuar gjithmonë, e ndjeshëm madje.