Jeta Osh Qef
Home

Pas rënies, tani euro s’ndal rritjen
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2018 8:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lajme të mira nga kursi i këmbimit valutor. Monedha e përbashkët euro duket se ka shënuar rritje të lehtë në tregun vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 126.74 lekë, duke u rritur me 0.1 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i lartë në tre muaj, që nga koha kur euro kërceu në 128 lekë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi valutë nga tregu, pasi monedha e përbashkët nisi një rënie të pakontrolluar, duke zbritur deri në 124.17 lekë, niveli më i ulët ë 10 vjet.

Në krahasim me fillimin e vitit, që u hap me 133 lekë, euro ka rënë me 6.33 lekë, ose me 4.7%, mëson Monitor.

Arsyet e rënies së monedhës së përbashkët lidhen me faktorë të pazakontë, si konvertimet e kapitalit të bankave në pjesë e parë të vitit, apo dhe rritja e eurove që vijnë nga kanalet informale.