Jeta Osh Qef
Home

“Jam lajmëtar i Zotit”/Shqiptari tmerron italianët në kishë, habit me deklaratën në polici
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2018 9:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Momente paniku kanë kaluar të pranishmit në basilikën e San Petroninos në Bolonja. Ka qenë ora 19 i pasdites së djeshme, kur 31-vjeçari shqiptar me inicialet K.B., arriti të çante kontrollin policor dhe të hynte në një zonë të palejuar.

Sipas mediave italiane, ai nisi të bërtasë në gjuhën shqipe fjalë pa kuptim dhe të sulmonte disa persona.

Shqiptari mësohet të ketë thënë:

Jam lajmëtar i Zotit".

Të gjithë i mbërtheu paniku, por për fat policia ndërhyri shumë shpejt dhe mundi ta ndalojë.

Pasi e shoqëruan në polici, u konstatua se shqiptari kishte probleme të shëndetit mendor.

Ai ka thënë se u ndodh rastësisht dhe hyri pa ndonjë arsye në atë pjesë të kishës, por donte të tërhiqte vëmendje pasi njerëzit rrinin gjatë gjithë kohës me celularë në dorë.

Shqiptari u la i lirë, nuk u mbajt në polici, por është nën vëzhgimin e mjekëve.