Jeta Osh Qef
Home

Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta në Europë për argëtimin dhe kulturën
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14/09/2018 11:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndoshta në pamje të jashtëm shqiptarët duket sikur bëjnë një jetë luksi dhe shpenzojnë pa e vrarë mendjen. Por në fakt nga të dhënat e shumta zyrtare rezulton se vendi ynë ka mundësi të kufizuara të burimeve buxhetore dhe për këtë shkak edhe shpenzimet për sektorë të ndryshëm janë tejet të limituara.

I tillë është edhe sektori i kulturës dhe i argëtimit në përgjithësi, ku shqiptarët kanë shpenzimet më të vogla krahasuar me vendet e tjera europiane.

Nëse vendet e BE-së shpenzojnë 1% nga PBB për argëtim dhe kulturë, në Shqipëri sipas të dhënave të INSTAT shpenzohet vetëm 0.4% nga Prodhimi i Brendshëm Bruto për këtë sektor.

Në vitin 2016 shtetet me shpenzimet më të larta për kulturën dhe argëtimin në raport me PBB i pati Hungaria me 3.3%, Estonia me 2.1%, Kroacia dhe Danimarka me 1.8%.
Ndërsa Greqia, Italia dhe Portugalia me 0.8%, për të ardhur në Shqipëri ku shpenzimi për argëtim dhe kulturë është vetëm 0.4%.