Jeta Osh Qef
Home

Plagosja e të moshuarit pas rrethimit në Divjakë, nipi: Gjyshi po flinte, na qëlluan shtëpinë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2018 12:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Divjakë, ku forcat RENEA kanë rrethuar një banesë gjatë natës që lamë pas dhe janë përplasur me pronarin e moshuar të banesës, ku ky i fundit ka ngelur i plagosur, ka reaguar deputeti demokrat Myslim Murrizi.

Ai ka arritur të sigurojë një video të nipit të 75-vjeçarit Haxhi Lika. Në video djali tregon se policia ka mbërritur në shtëpinë e tyre rreth orës 4 të mëngjesit, kohë kur gjyshi ka qenë në gjumë.

Djali rrëfen:

Erdhi policia, RENEA në 4 të mëngjesit. Kanë shtirë me armë. Kanë qëlluar gjyshin, i cili ka qenë i shtrirë në krevat. Në momentin që ka qenë duke u ngritur, e kanë qëlluar në kokë dhe është plagosur. Momentalisht ndodhet në spitalin Ushtarak në Tiranë. Gjyshi quhet Haxhi Lika".

Ndërkaq, në reagimin e tij, deputeti Murrizi shkruan:

Nje ngjarje e RENDE ka ndodhur sot ne mengjes rreth ores 4:00 ne lagjen e LIKAJ te fshatit Remas bashkia Divjake. Forcat RENEA kane terrorizuar pa asnje shkak, banoret e ketij fshati. Kane qelluar me arme brenda shtepise se Z Haxhi Lika 75 vjeç, duke e plagosur te shtrire ne krevat brenda dhomes se tij. Pastaj e kane mare si bandite dhe e kane derguar ne spitalin ushtarak, pa pyetur familjaret. Ky eshte nje shtet qe vret qytetaret brenda ne dhomen e gjumit, ne mes te nates".