Jeta Osh Qef
Home

Hoqi celularët në shkolla, kryeministri paralajmëron tjetër vendim privues
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14/09/2018 12:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky vit shkollor që nis këtë të hënë do sjellë edhe risin e rregullit strikt ku nxënësve nuk do u lejohet përdorimi i celularëve nëpër klasa.

Por në takimin me mësuesit e vendit ditën e sotme, kryeministri Rama ka theksuar që ky rregull vlen edhe për mësuesit, madje shumë shpejt përdorimi i celularëve nuk do të lejohet as në institucionet e shtetit.

Gjatë fjalimit të tij para mësuesve, Rama tha se për pak kohë do të jetë gati edhe vendimi që ndalon përdorimin e celularëve nëpër institucionet shtetërore.

Rama tha:

Nuk do lejojmë celularë në shkolla, as për fëmijët e më vjen keq as për mësuesit, mësuesit duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fillim të mësimi dhe në muajin e parë duhet ta bëjmë muaj edukimi, muajin e dytë merren dhe hidhen në plehra nuk i kthehen më atij që e ka, se janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor. Dhe ç’bëjmë me lëndët ndotëse me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë. Ndërkohë që po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët nga institucionet që janë bërë si klube interneti të gjithë.”