Jeta Osh Qef
Home

Momenti pikant nga ndeshja Tomori-Lushjna, futbollisti freksohet nga kova
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14/09/2018 13:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kategoria Superiore e kampionatit shqiptar për nga cilësia dhe niveli është shumë më poshtë se kategoritë e dyta apo të treta të kampionateve prestigjioze europiane, kështu që merret me mend lehtë se çfarë ndodh në Kategorinë e Parë të futbollit  tonë.

Fundjavën e shkuar ka startuar Kategoria e Parë dhe një episod pikant është filmuar në ndeshjen Tomori-Lushnja.

Gjatë ndeshjes së luajtur në shtëpinë e Tomorit, temperaturat kanë qenë të larta dhe kjo ka bërë që herë pas here arbitri të akordonte pushim për freskimin e ekipeve respektive.

Ama, kushtet kanë bërë që uji të ishte me kursim, nuk bëhet fjalë që secili të kishte shishen e tij, por bidonët 2 litërsh janë kaluar dorë më dorë si në kohën e partizanëve në male.

Dhe qershia mbi tortë ishte një kovë uji e vendosur në anësore të fushës, ku futbollistët mbushnin grushtat dhe freskonin fytyrën.

Këtu duket qartë se sa ka financuar federata në futboll, futbollistët freskohen me ujin në kovë, sepse ndeshja nuk mund të luhet kur bie errësira për shkak se stadiumi nuk ka ndriçim.
E ndërsa presidenti i federatës kalon pushime në Maldive, me puro dhe pije të shtrenjta, sigurisht që udhëtimet deri atje i kryen me ndonjë charter privat./JOQ.al

Kategoria e pare on Vidnews.