Jeta Osh Qef
Home

Trend i ri, vajza e Madonës del në pasarelë me këmbë të pa depiluara
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/09/2018 14:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ishte dalja e saj e parë në një pasarelë të New York Fashion Week dhe modelja Lourdes Leon u sigurua që të mbahej mend mirë.

Duke vazhduar të mbështesë kauzën e saj për “përqafimin” e qimeve natyrale të trupit, vajza e madhe e yllit të pop-it,  Madona, doli në pasarelë me këmbët e saj të pa depiluara.

21-vjeçarja Lourdes i tregoi gjithë krenari qimet natyrale që kishte në këmbë teksa ecte me një palë pantallona të grisura gjatë shfaqjes së Gypsy Sport Spring Summer 2019.

Lourdes kishte vënë copa gjethesh palme në flokët e saj dhe syze të ngushta “cat eye” të cilat i mbante të ulura në hundë.

Dukej sikur kjo dalje e saj e parë në një pasarelë të NYFW ishte shfaqja e përsosur për Lourdes-in që të  mbështeste qëndrimin e saj për “qimet natyrale të trupit”. 21-vjeçarja ka bërë gjithashtu disa shfaqje me qimet e sqetullave të pa depiluara.