Jeta Osh Qef
Home

E dalloni makinën? Kjo është fotoja që po i bën njerëzit e internetit të flasin me vete
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/09/2018 15:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur vjen puna tek fotot, më i rëndësishmi është këndi dhe sigurisht bretkosa mund të kthehet në princ me një të rënë të lapsit.

Ka qenë pikërisht këndi, në të cilën është kapur një foto, që i ka bërë njerëzit e internetit të flasin me vete.

Bëhet fjalë për fotografinë e një makinë e cila është aq shumë e shndritshme sa të jep iluzionin sikur është e padukshme. Duhet një sasi e konsiderueshme përqëndrimi në mënyrë që ta kuptosh që bëhet fjalë për një makinë të lagur nga uji sipër të cilës reflekton dhe dielli.

Të gjithë “magjinë” e ka bërë këndi, uji dhe drita e reflektuar. Pra, shkëlqimi i makinës, këndi perfekt me kamerën ngjitur pas makinës dhe “abracadabra” makina u bë e padukshme.

E vetmja gjë që të ndihmon ta kuptosh që bëhet fjalë për një makinë është rrota e cila sigurisht, nuk kishte si të shkëlqente nga dielli.