Jeta Osh Qef
Home

U kapën me mbi 100 kg drogë, ja kush janë shqiptarët e arrestuar
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14/09/2018 17:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar me droge në Igumenicë më herët gjate kësaj të premteje.

Renols Metat Meta, i datëlindjes 1989, lindur në Burrel e banues në Sarandë dhe Jurgen Vladimir Gjonaj 24-vjec, janë vënë në pranga, bëri me dije policia greke. Në makinën me të cilën lëviznin u gjetën rreth 51 kg kanabis.

Një tjetër person është arrestuar po këtë mëngjes në Igumenicë, në një tjetër aksion policor. Ai është Grisild Ajet Qoku, 30-vjec nga Delvina. Në mjetin me të cilin lëvizte u gjetën rreth 77 kg kanabis.

***

Droga merr më qafë 3 shqiptarë, shoferi kishte mbushur makinën, kurse dy të tjerë…

Sekuestrohen mbi 128 kg marijuane ne dy operacione te ndryshme te policise greke ne kufirin greko-shqiptar prane Igumenices.

Ne aksionin e mengjesit te sotem ne Petusiou, Igumenice, u ndalua nje automjet qe vinte nga kufiri i gjelber ne te cilin u gjeten dhe sekuestruan 41 pako me 77 kg 270 gram marijuanë, raporton "Panorama". Policia ka vene ne pranga shoferin shqiptar 30-vjec.

Nderkohe qe pas mesnate ne rrugen bujqesore ne Drimitsa, Igumenice, u kapen dy shtetas shqiptare 24 dhe 29-vjec, teksa transportonin ne kembe canta qe permbanin 48 pako me 51 kg 10 gram marijuane. Ne total jane sekuestruar 128 kg 280 gram marijuane, 1370 euro, 3 celulare, 1 automjet