Jeta Osh Qef
Home

Ja çfarë mund t’ju gjejë nëse futeni në pishinë me lente kontakti
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/09/2018 17:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 39-vjeçare për pak sa nuk mbeti e verbuar pas një zhytjeje të zakonshme në pishinë.

Emma Jenkins ishte me pushime në Skoci kur vendosi të futej në pishinë për t’u larë, por vetëm disa minuta pasi doli filloi të ndjente dhimbje të fortë në syrin e majtë.

Ajo priti derisa të kthehej në shtëpi për t’u vizituar tek një okulist i cili e diagnostikoi me një infeksion që quhet microbial keratitis, i cili e la syrin e saj me dëm të pakthyeshëm.

Si duket shkak kryesor për infeksionin e saj, ishin lentet e kontaktit që ajo kishte vënë në sy kur u fut në pishinë. Rreth tyre ishin bllokuar bakterie të cilat e bënë infeksionin më serioz.

Znj. Jenkins e ka rifituar sërish aftësinë për të parë pas një operacioni të vështirë, por ka vendosur që ta ndajë historinë e saj me të tjerët në mënyrë që të mos përsërisin të njëjtin gabim.