Jeta Osh Qef
Home

I ka mbetur një muaj jetë, lagjja feston Krishtlindjet para kohe për vogëlushin me kancer
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/09/2018 18:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Krishtlindjet kanë ardhur herët për një lagje të Shteteve të Bashkuara në mënyrë që një vogëlush me kancer të mos i humbasë.

2-vjeçari Brody Allen është diagnostikuar me tumorin ETMR, një formë e rrallë kanceri i cili i ka lënë vogëlushit vetëm një muaj jetë.

Pasi kishte ditë që qëndronte i shtruar në spital prindërit e të voglit Brody morën në gusht lajmin e hidhur se atij i kishin mbetur vetëm dy muaj jetë. Pas 98 ditëve në spital prindërit vendosën që ta merrnin 2-vjeçarin në shtëpi në mënyrë që t’i kalonte ditët e fundit i rrethuar nga njerëzit që e duan.

Që prej ditës që doli nga spitali, familja e vogëlushit është kujdesur që çdo ditë që kalon për të, të jetë festë. Këtu përfshihet festimi i Krishtlindjeve përpara kohe në mënyrë që Brody të mos i humbasë këtë vit.

Me të dëgjuar lajmin, fqinjët e djalit të vogël u mblodhën dhe vendosën që të vendosin zbukurimet e festave të fund-vitit në mënyrë që Brody ta ndjejë atmosferën siç duhet.

Babi i vogëlushit, Todd, i cili punon si shofer kamioni, u shpreh se e ka lënë punën qëkur i biri u diagnostikua me kancer në mënyrë që të sigurohej që ai të ishte i lumtur.

Ai u shpreh për WCPQ:

Ai është i lumtur. Ai po shijon jetën dhe kështu dua që t’i shpenzojmë ditët që i kanë mbetur. Kam punuar çdo ditë që ta bëj të lumtur."