Jeta Osh Qef
Home

Audi përplas të riun me motor, përfundon në gjendje të rëndë në spital
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14/09/2018 18:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në lagjen 24 Maji në Vlorë.

Një automjet i tipit Audi ka përplasur një motor duke lënë të plagosur drejtuesin e tij.

Sipas policisë, drejtuesi i motorit është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë.