Jeta Osh Qef
Home

Lëvizte me 70 mijë euro nëpër qytet, kush është 35-vjeçari i dehur në Fier?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/09/2018 18:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 35-vjeçar u arrestua mbrëmjen e djeshme në Fier, ndërsa me vete i janë gjetur plot 70 mijë euro.

Antonio Bregu ka qenë duke udhëtuar dje në lagjen “Kastriot” të këtij qyteti, me makinën e tij “Range Rover”, kur policia e ka ndaluar.

35-vjeçari po i jepte makinës në gjendje të dehur e për këtë arsye policët e kanë ndaluar.

Mirëpo gjatë kontrollit që i është bërë makinës së tij, Bregu kishte 70 mijë euro në të.

Mësohet se ai ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafik droge.

Përpara policisë, i riu nuk ka justifikuar dot shumën e eurove që kishte me vete, të cilat dyshohet se vinin pikërisht nga veprimtari kriminale dhe për rrjedhojë janë sekuestruar.