Jeta Osh Qef
Home

Doli në pension, ish-mësuesi bën mrekullinë në fshatin e Librazhdit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/09/2018 21:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në fshatin Gizavesh të Librazhdit është ndërtuar një muze historik për të gjithë banorët.

Ideatori dhe krijuesi i tij është një ish-mësues i shkollës të fshatit, i cili pas daljes në pension vendosi që të përdorte dijet e tij në lidhje me historinë e zonës dhe të Shqipërisë.

Muzeu është ndërtuar në ambientet e shkollës ku dikur jepte mësim dhe ka në të objekte etnografike.

Ali Buzra ka treguar për Top Channel:

 Ideja më lindi nëpërmjet punës. Këto janë vlera historike dhe që shprehin kulturën e banorëve të fshatit. Puna sapo ka nisur. Muzeu është krijuar tani dhe do të vazhdojë puna për të sepse ka mundësi të mëtejshme pasurimi.”

Një muze të tillë nuk ka fatin ta ketë as qyteti i Librazhdit. Objektet e grumbulluara janë mbi 200-vjeçare. Ato kanë qenë pjesë e jetesës së familjeve të këtij fshati.

Mësuesi i fshatit është frymëzim për të gjithë ata që e duan vendin e që promovojnë vlerat historike.

Me punën e tij ai po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.