Jeta Osh Qef
Home

Serbia kthen regjimin e vizave për Shqipërinë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/10/2018 8:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm jo fort i mirë vjen nga çështja e lëvizjes së lirë, teksa njoftohet që Serbia mund të kthejë regjimin e vizave për Shqipërinë.

Është ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, ai që ka njoftuar një masë të tillë.

Stefanoviç është shprehur për mediat serbe:

Ky hap po merret pasi, për fat të keq, një numër qytetarësh nga Shqipëria e kanë keqpërdorur lëvizjen pa viza.”

Ministri serb nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se kur janë kapur shkelje të tilla, por sipas portaleve serbe kjo masë po ndërmerret si reciprocitet pas refuzimit të hapur të Tiranës zyrtare për investimet serbe, siç ishte rasti me Telekom Serbia, që ishte pjesë e kompanive të interesuara për të blerë Telekom Albania.

Ky vendim nga Serbia pritet që gjatë ditëve në vazhdim t’i bëhet i ditur edhe zyrtarisht Shqipërisë, teksa do bëhen të ditura edhe arsyet e kthimit të vizave.

Kthimi i vizave për Shqipërinë nuk është e panjohur nga Serbia, pasi një politikë e tillë është zbatuar edhe vite më parë.