Jeta Osh Qef
Home

Ndahet nga jeta shkrimtari i shquar shqiptar
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/10/2018 9:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fatos Arapi është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Shkrimtari i cili ka punuar edhe si gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës, kishte fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare në poezi.

Ai është i pari poet shqiptar që ka fituar Kurorën e Artë në manifestimin poetik "Mbrëmjet e Poezisë Strugane", në vitin 2008.

Arapi kishte lindur në Vlorë, ndërsa studimet e larta i kishte ndjekur në Bullgari.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

Ndarja nga jeta e tij është një humbje e madhe për letërsinë shqiptare, por jo vetëm.