Jeta Osh Qef
Home

“Po shkatërrojnë familjen thotë, mbyll lotot por lejon me ligj LGBT”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/10/2018 10:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çështja e mbylljes së lotove dhe lojërav eletronike ka ndezur debat…

Përshëndetje JOQ! Doja te postoja disa argumente ne lidhje me mbylljen e lojërave te fatit dhe pikave te basteve. Jam kundër vendimit te qeverise. E para kur gjithë Shqiptaret para 28 vjetësh ngritën gishtat lart duke kërkuar "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" nuk e dinin se sistemi kapitalist që po kërkonin do kishte jo vetëm të mira por edhe shume te këqija, kështu qe do pranuar ashtu si është.
Nëse shteti nuk ka mundësi qe t’i punësojë këta njerëz qe do dalin pa pune do i hedhë ne rruge dhe nëse nuk ka politika punësimi nga qeveria kjo përkthehet ne " Diktature".
Ne kapitalizëm komandon paraja dhe biznesi privat  prandaj quhet i tille. Demi ekonomik nga taksat qe do humben do jete i madh. Perse shteti nuk nxjerr ligj qe hyrja ne këto biznese te jete 21 vjeç e lart dhe ata qe e shkelin do ndëshkohen me gjobe te rende dhe nëse ndodh përsëri do u mbyllet biznesi.
Thonë qe po shkatërrohen familjet por harrojnë se familja shqiptare ka vite qe është shkatërruar dhe po ndodh për shkak te varfërisë dhe largimit te njerëzve ne emigrim.
Qeveria mbyll bixhozin po lejon me ligj LGBT dhe martesat e te njëjtës gjini duke thënë se e ka edhe BE por kjo e fundit ka edhe bixhozin te lejuar edhe prostitucionin.
Gjithashtu  qeveria po bën kontrabande hashashi dhe hiqet sikur nuk ndodh. Ne përmbledhje te nderuar komentues te faqes ATA QE DO TE LUAJNE  BIXHOZ DO TA BEJNE FSHEHURAZI PO ASHTU EDHE  ATA QE DUAN TE PIJNE HASHASH APO ATA QE TE DUAN TE SHKOJNE ME PROSTITUTA. E NDALOI ME LIGJ EDHE DIKTATURA POR PRAPE LUANIN FSHEHTAZI.”

Vetëm një naiv mund ta besojë që pikat e basteve dhe lojërave elektronike nuk do ngrenë qepenat pas 1 janarit të vitit 2019.

Rama e pati premtuar një gjë të tillë edhe në mandatin e parë, por për habinë e të gjithëve, jo vetëm që llotot nuk u mbyllën, por në çdo lagje ka më shumë loto se sa furra buke apo biblokteka.

Në vitet e fundit të gjithë janë koshientë për shtimin në masë të pikave të basteve, e kjo ndoshta ia ka shtuar presionin qeverisë për mbylljen e lotove.

E megjithatë një masë e tillë duket e pamundur, prej kohësh qeveria e ka humbur betejën me lojërat e fatit.
Shqiptarëve duket sikur vetëm fati u ka mbetur për të provuar.

Edhe nëse mbyllen një sërë pika bastesh, kazino apo çfarëdolloj objekti tjetër ku ushtrohen lojërat e fatit, aty do të mbijnë të tjera. E të rejat me gjasë do të jenë nën logo të tjera, sepse ky është trendi: Të monopolizohet edhe ky biznes.

Nuk mund të hamendësohet më tej se kush do jetë “lideri” tjetër në këtë biznes shumë fitim-prurës, por kemi kohë ta shohim sapo të vjetrat të mbyllin qepenat.

Ajo që ra në sy pas deklaratës së Ramës ditën e hënë, ishte reagimi i qytetarëve. Gjatë video live-it të kryeministrit komentuar shumë veta kundër kësaj mase.

Ku më epiku është ky koment: