Jeta Osh Qef
Home

Paralajmërimi i studiuesve: Hiquani fëmijëve gishtat nga hundët, po i çoni drejt vdekjes!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/10/2018 11:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kruajtja e hundëve dhe futja e shpeshtë e gishtave në hundë, mund të jetë një ndër faktorët që çojnë në rritjen e mundësive për prekjen nga pneumonia.

Bakteret, të cilat shkaktojnë infeksionin vdekjeprurës, mund të përhapet edhe përmes duarve kur ato futen në hundë, apo prekin hundën, veçanërisht nëse duart e bartin këtë bakter.

Ekspertët thonë se teksa është e pamundur t’i ndalojmë fëmijët e vegjël të kruajnë hundët, duhet të paktën të paralajmërojmë personat më të rritur në moshë, për rrezikun që ka kruajtja e hundëve.

Kjo sëmundje (pneumonia) vret miliona njerëz në botë çdo vit dhe është e rrezikshme për të gjithë, si për të rriturit, edhe për të vegjlit, përfshirë personat me sistem të dobët imunitar.

Studiuesit e shkollës së Mjekësisë Tropikale në Liverpul, kryen studimin për të gjetur se sa mirë mund të përhapet bakteret e pneumonisë në lëkurë.

Bakteret zakonisht përhapen përmes kollës dhe teshtitjes, ndaj tregoni kujdes.