Jeta Osh Qef
Home

Trajneri punon falas, futbollisti merr 1 lekë/ Ahmetaj në luks tregon pagat qesharake
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/10/2018 11:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i thirrur sot në interpelancë të kërkuar nga deputeti socialist Erion Braçe, ka treguar se sa janë pagat e deklaruara të futbollistëve më të mirë shqiptarë.

Ai ka habitur me shifrat e deklaruara, duke lënë të kuptohet se një pjesë e mirë e pagesave kryhen sot nën dorë.

Ahmetaj tha:

Te "Skënderbeu", Kristi Vangjeli paguhet 100 000 lekë në muaj, më pak sesa ekonomistja e klubit. De Sousa merr 22 000 lekë në muaj. Nuk ka të hajë me kaq, jo që të luajë futboll. Te "Tirana", trajneri Gugash Magani punonte pa lekë fare.
Pastaj kemi Klodian Dervishin e "Partizanit", edhe ky pa lekë. Ze Maria merr 90 000 lekë, aq sa Ilion Lika. Astrit Nallbani merr vetëm 1 lek. Pra, klubet e futbollit janë shumë larg nga formalizimi".