Jeta Osh Qef
Home

Noizy bëhet pjesë e teksteve mësimore në shkolla
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/10/2018 13:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është bërë një debat i madh këtë vit rreth teksteve shkollore dhe mënyrës se si do të jepeshin falas.

Mirëpo tekstet brenda librave shkollorë kanë shkuar në një pikë që as nuk e kishit menduar. Në njërin prej këtyre librave është shkruar dhe për reperin Noizy dhe për futbollistin Ronaldo.

Nuk kemi asgjë kundër dashurisë për repin dhe as asaj për artin në përgjithësi, mirëpo është disi e dyshimtë se çfarë vlerash po u serviren vogëlushëve në ditët e sotme.

Rasti në fjalë është publikuar nga vetë reperi, i cili shkruan në Insta Story se emri i tij është pjesë në librat e shkollës.

Në një fjali ku kërkohet të plotësohet vendi bosh shkruhet:

Noizi është _____ më i njohur për të rinjtë shqiptar."

Nuk dihet se në cilën lëndë apo libër shkolle është emri i këngëtarit por kjo e ka bërë të ndihet vërtet krenar.