Jeta Osh Qef
Home

“Nuk shti fall për veprimet e bashkisë”, gruaja gjobitet direkt nga policia sapo vendoset tabela e re
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/10/2018 13:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përveçse në një kantier ndërtimi, Tirana po ndryshon edhe në një aspekt tjetër, parkingjet.

Në kryeqytetin shqiptar është bërë e pamundur gjetja e një vend parkimi, pa pagesë.
E këtë e vërteton edhe rasti i një qytetareje.

Gruaja ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Nuk është hera e pare qe ndodhim abuzime me këto gjobat e Policise Bashkiake ! Përveçse parkimi ne Tiranë është ‘mission impossible’ , edhe një here qe gëzohesh qe gjete një parkim kur del nga puna përballesh me surprizën e një tabele te re bashke me gjobe.
Kjo me ndodhi mua dje pasi parkoj ne mëngjes ne një rrugice qe nuk kishte asnjë kundra tabele, dal nga puna dhe gjej një tabele te re , betoni ende I pa thare dhe gjoba mbi makine.
Kjo është e padrejte pasi unë nuk do shti fall për veprimet e bashkisë dhe minimalisht duhej te prisnin qe ne qe ishim te parkuar te largoheshim! Dini gjë merren parasysh ankesat?”

Ndërkohë që nëpër botë lajmërojnë një javë para kur bëjnë ndryshime që prekin komunitetin, në Tiranë, i bëjnë brenda ditës e të vënë edhe gjobë madje.
Gjithçka mund të ndodhë…