Jeta Osh Qef
Home

I theu hundën këngëtarit të njohur, reagon ish-ylli i Barcelonës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/10/2018 13:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-futbollisti i Barcelonës, Arda Turan  është bërë pjesë e një zënke që mund të përfundonte me pasoja serioze.

Lojtari i gjendur në një klub nate duke u argëtuar, ka ngacmuar bashkëshorten e Berkay, një këngëtar shumë i njohur në Turqi.

Këngëtari e ka parë këtë skenë dhe ka kërkuar të sqarohet jashtë me futbollistin.

Ky i fundit, në nerva e sipër, e ka goditur në fytyrë Berkay, duke e dërguar menjëherë në spital për t’i nënshtruar një operacioni në hundë.

Pas ngjarjes lojtari i njohur ka sqaruar se motivi nuk ka qenë bashkëshortja e këngëtarit, por ishin shkaqe të tjera që e shtynë drejt sherrit.