Jeta Osh Qef
Home

Plasin armët në Mat, plagosen punonjësit e bashkisë teksa hanin drekë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/10/2018 14:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme në fshatin Shëlli në qytetin e Matit.

Si pasojë e përplasjes me armë dyshohet se dy persona janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Lis, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat e saj.

Paraprakisht mësohet se dy të lënduarit janë punonjës të bashkisë Mat, të cilët dyshohet se kanë shkuar për të hapur një rrugë dhe janë qëlluar ndërkohë që po drekonin në një lokal.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca.