Jeta Osh Qef
Home

Ndërrojnë jetë dy punonjësit e bashkisë, u qëlluan me armë në Mat
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/10/2018 14:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para pak momentesh njoftua për një plagosje të dyfishtë me armë zjarri në fshatin Shëlli të Matit (këtu), ku një person ka qëlluar dy punonjës të bashkisë.

Por, vetëm momentet e fundit bëhet e ditur se dy punonjësit e bashkisë, ende të pa indentifikuar, kanë ndërruar jetë duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.

Mësohet se viktimat kishin shkuar për të hapur një rrugë në këtë zonë, por janë qëlluar nga një person po ashtu i pa identifikuar dhe ende në arati.

Sakaq, nuk dihen shkaqet e plota që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë edhe pse forca policie kanë shkuar tashmë në vendngjarje.

 Foto ilustruese.