Jeta Osh Qef
Home

Shtirej sikur luante me Juventusin, 19-vjeçarin e gjen belaja
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/10/2018 15:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 19-vjeçar meksikan, ka menduar një ide gjeniale për të rritur famën e tij. Duke u shtirur sikur ishte futbollist i Juventusit.

Dionicio Farid, në shtator të vitit 2017 bëri një status në profilin e tij duke shkruar: "Shumë i lumtur për golin tim të parë me bluzën e Juves."

Postimi në fjalë i meksikanit 19-vjeçar datoi me ndeshjen që të rinjtë e Juves kishin arritur ndaj Olimpiakosit, në Ligën e Kampioneve për të rinj që bardhezinjtë fituan 3-1.

Megjithatë mashtrimi u zbulua, edhe pse me vonesë. Ai te Juventusi nuk ka luajtur kurrë, por duke qenë një specialist në montazhin e fotove, ai bëri famë në Meksikë.

Por, tani Farid është demaskuar, llogaria e tij në “Instagram”, e cila numëron 16 mijë ndjekës është mbyllur, por mbi të gjitha, personi në fjalë ka humbur gjurmët.

Ai në Itali nuk ka shkelur kurrë dhe ndoshta nuk ka qenë kurrë as edhe futbollist.