Jeta Osh Qef
Home

Putin i premton Khabibit: Do e bind unë babain tënd
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/10/2018 15:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Boksieru rus, Khabib Nurmagomendov është padyshim sportisti i momentit, pasi fitorja ndaj McGregor bëri bujë të madhe.

Ditën e djeshme së bashku me babanë e tij, Khabibi ka drekuar me presidentin e shtetit rus, Vladimir Putin.

Teksa kanë qenë duke folur për ndeshjen Putin i ka bërë dhe një premtim Khabibit i cili do të merrte dënim nga babai i tij pas gjesteve në Nevada.

Ai e siguroi:

Do të flas me babanë tënd dhe do t’i kërkoj që mos të të dënojë ashpër. Ti arrite qëllimin tënd, fitove bindshëm dhe denjësisht, prandaj nuk meriton ndëshkim”.

Mësohet se babai i Khabib është një njeri i rreptë i cili i qëndron te koka të birit dhe sjellja e tij pas ndeshjes nuk i ka pëlqyer aspak. Gjithsesi pas bisedës me Putin, do jetë zbutur patjetër.