Jeta Osh Qef
Home

Kur je tapë, në të mbathura dhe të zë gjumi mbi gomar, kjo është videoja më gazmore e rrjetit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/10/2018 16:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë tapë, në të mbathura që e kishte zënë gjumi mbi gomar po bën xhiron e rrjetit. Me shumë  siguri “pijaneci” mbi gomar ka marrë një surprizë të keqe ku është bërë esëll pasi të gjithë njerëzit e internetit po qeshnin me të.

Videoja shumë e shkurtër tregon burrin duke fjetur mbi gomar teksa ecën ndërsa dy policë i vijnë prapa duke qeshur.

Një police femër, e cila lufton për të vazhduar me gomarin dhe pasagjerin e tij “të mençur”, është parë më pas duke u larguar dhe duke shpërthyer menjëherë në të qeshura.

Videoja, tashmë virale ka tërhequr më shumë se një milion shikime në Facebook dhe është ndarë dhjetëra mijëra herë në mediat sociale.

Incidenti gazmor ka ndodhur në Rusi.